E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, ekstradohet nga Greqia anëtari i një grupi kriminal

 Burime zyrtare të policisë thanë se është ekstraduar shtetasi Mili Veliko, 24-vjeç, banues në Vlorë, i cili akuzohet për “Vjedhje me armë” e kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas është ekstraduar në kuadër të operacionit të koduar “Sfida 2”, ku është bërë e mundur edhe zbulimi  i autorësisë së grabitjes me armë të Raiffeisen Bank në afërsi të shkollës së “Naftës” ndodhur më datë 13.12.2010. Nga hetimet ka rezultuar se autorët e kryerjes së kësaj grabitjeje janë shtetasit Nardi dhe Joni Idrizi (të arrestuar në kuadër të operacionit “SFIDA 2”).

Të gjitha materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve dhe bashkëpunëtorëve të tyre i kanë kaluar Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë pasi këta shtetas në të gjitha rastet kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal. /Start/

                                                                                             2012-09-05 13:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›