Baraj: Qeveria po shkatërron pyjet, Prokuroria të hetojë
Deputeti socialist, Besnik Baraj, kërkoi nga organet e hetimit që të hetojnë në disa pista në lidhje me djegien e pyjeve.
“Problemi i korrupsionit, eksporti i qymyrit sot po lulëzon, pikërisht, falë kësaj politike të qeverisë Berisha. Ka shumë të ngjarë që në këtë kuadër të nxiten djegiet edhe nga element të caktuar që janë përfshirë në përdorimin e fondeve dhe burimeve financiare, qoftë edhe të organizmave ndërkombëtarë, me qëllim që duke mos i bërë këto investime ata të mbulojnë moskryerjen e tyre nëpërmjet këtyre zjarreve”, ka theksuar ai.
Duke vizituar një nga zonat e djegura, Baraj tha se dëmet që po shkaktohen janë të pallogaritshme dhe ka shumë pak mundësi që të rehabilitohen dëmet e krijuara. “Qeveria Berisha jo vetëm që nuk merr masa për të luftuar shkatërrimin e pyjeve, por përkundrazi ka krijuar një klimë të përshtatshme për t’i shfrytëzuat ato në mënyrë barbare. Qoftë për industri të ndryshme, qoftë edhe për prerjet, eksportin e drurëve, për shfrytëzimin e tyre për qymyr druri, për industrinë e përpunimi të drurit dhe kjo padyshim përbën një nga problemet më të mëdha. Madje kjo mazhorancë sot jo vetëm që krijon këtë klimë, por njëkohësisht ka kontribuar vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë për shkatërrimin e këtyre aseteve me vlera të jashtëzakonshme, sikurse është rasti i parkut të Tiranës në të cilin po ndërhyhet në mënyrë barbare për t’u siguruar klientëve të familjes së kryeministrit kushte të favorshme për zhvillimet e bizneseve të tyre”, nënvizoi ai. /Start/
2012-09-05 15:02