E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjaket fitorja e seperatistëve në Kanada

Incidenti hodhi hije të zymtë mbi rezultatet paraprake që tregonin se Partia Quebecois dukej se do të formonte një qeveri të pakicës pas nëntë viteve në Opozitë.

Liderja e Partisë Quebecois, Pauline Marois, po mbante fjalimin e fitores në Montreal kur të shtënat u dëgjuan nga pas hollit.

Ajo u nxor me shpejtësi jashtë teksa një person u arrestua për të shtënat. Objektivi i keqbërësit rreth të 50-tave ishte i paqartë, por më vonë ai u dëgjua duke ulëritur në gjuhën frënge: “Anglezët po zgjohen”.

“BBC” raporton se një 45-vjeçar humbi jetën pas plagëve të marra, ndërsa një tjetër është në gjendje kritike. Të dy burrat punonin në sallën e koncerteve Metropolis kur u qëlluan, thonë mediet.

Partisë Quebecois raportohet të ketë fituar 54 vende në Parlamentin me 125 ndenjëse. Është e paqartë nëse fitorja e kësaj partie do të çojë në mbajtjen e një referendum për shkëputje nga Kanadaja të Quebecut me shumicë frëngjisht folëse, porse dy referendum të ngjashme të mbajtur në vitin 1980 dhe 1995 kanë dështuar.

/Start/ F. Prroni/

                                                                                             2012-09-05 14:07
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›