E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama të mos kërkojë paketë karrigesh Rozeta Rapushi

Pendesa e Edi Rames, por edhe e opozites ne kete periudhe pushimesh, duhet te nise pikerisht nga pengesat qe i sollen te gjithe shqiptareve socialistet per heqjen e vizave. Kerkesa ju be dje kreut te opozite, nga vete kryeministri Sali Berisha, i cili u ndal gjate ne turizmin e vendit per kete vit si dhe levizjen e lire te te gjithe shqiptareve ne Evrope. Nderkohe qe nuk kurseu as te beje publik qendrimin e tij te palekundur per mos ndryshimin e Kushtetutes se vendit, si nje statut partie. "Pendesa duhet te filloje nga kjo. Ndjesa duhet te filloje nga kjo. Falja duhet te filloje nga kjo dhe jo nga karrigia e ketij apo atij. Atehere behesh i besueshem, sepse tregon se ke dhembshuri e respekt per tjetrin, tregon se nje gabim te rende qe bere di ta korrigjosh, por jo te kerkosh pakete karrigesh e te mendosh se Kushtetuta eshte statut partie", u shpreh kryeministri. Sipas tij, Shqiperia ishte i vetmi vend ne Evrope, ne te cilin opozita qe levizte vete me pasaporta diplomatike, qe nuk e dinte se cfare eshte viza dhe pengimi per te, u ngrit kunder heqjes se tyre, zhvilloi te gjitha llojet e fushatave per te bllokuar heqjen e vizave per shqiptaret. Ne kete aspekt, kreu i qeverise tha se eshte e thjeshte te shprehesh pendese sepse ndryshove nenin per te zgjedhur kete apo ate krere institucioni, packa se i ke sjelle ne standardet me optimale evropiane dhe te mos shprehesh pendese se u perpoqe te pengosh cdo qytetar, nene, baba, moter, vella, bashkeshorte e bashkeshort te ketij vendi per te takuar njerezit e tyre me te dashur, se bere gjithcka per te mbajtur murin e Shengenit ndaj rinise shqiptare. "Problemi eshte se ketyre 347 mije shqiptareve me shume qe kane dale keto gjashte muaj, do ishte ne dinjitetin e atyre qe bene gjithcka per t'i penguar t'u dergonin nje leter ndjese apo te benin nje ndjese publike. Qytetaret nuk kane asnje preokupim se zgjidhet presidenti me 5/6 apo 7/5. Qytetaret kane preokupim qe rregulli te ece sipas Kushtetutes, preokupimi i tyre kryesor eshte rroga, pensioni, rruga, preokupimi me madhor eshte viza", vijoi kritiken e tij ndaj opozites Berisha. Ai garantoi qytetaret se qeveria qe drejton, do te vazhdoje t'i mbaje ata ne epiqender, ne piedestal te te gjithe perpjekjeve te saj. Sipas te dhenave zyrtare, ne gjashte muaj, mbi 2 milion shqiptare kane dale nga vendi i tyre, per qellime nga me te ndryshmet. Behet fjale se jane 347 mije qytetare me shume qe kane udhetuar, sesa para heqjes se vizave. shqiptare qe kryeministri Sali Berisha tha dje ne mbledhjen e qeverise se nuk jane borgjezia e re, "por jane populli i thjeshte, jane zemrat e percelluara nga dhimbja e malli per te takuar njerezit e tyre. Keto ritme deshmojne se shqiptaret kane perfituar shume nga heqja e vizave".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›