E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregdeti, ndalen ndertimet mbi tre kate Rozeta Rapushi

Asnje ndertese mbi tre kate nuk do te mund te ndertohet ne te gjithe vijen bregdetare te vendit, ne rast se me pare nuk jepet autorizim i Keshillit Qendror te Rregullimit te Territorit. Kete qendrim e beri te qarte dje kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e qeverise, e cila ju perkushtua turizmit ne vend dhe arritjeve te ketij viti, ku vleresohet se 411.972 turiste me shume vizituan Shqiperine kete vit. "Nuk do te mund te ndertohet ndertese mbi tre kate ne te gjithe vijen bregdetare, pa autorizimin e Keshillit Qendror te Rregullimit te Territorit. Nuk ka nevoje ta betonojme, por te ruajme ndertimet me miqesore ndaj mjedisit", theksoi kreu i qeverise per zonat turistike. Ai shtoi gjithashtu se ne zonat bregdetare duhet te kete kombinim i zonave rezidenciale me resortet turistike. Nderkohe kreu i qeverise informoi se sipas statistikave, nga 1 janari deri me 8 gusht 2011, kane hyre me konkretisht 411.972 shtetas te huaj me shume, sesa ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Nje shifer kjo rritjeje per turizmin shqiptar, qe pa hezituar kreu i qeverise e cilesoi vendin tone si destinacionin e pare turistik te planetit. "Kjo perben nje rritje te madhe dhe ne shume aspekte deshmon se Shqiperia po behet gjithnje e me shume, magjia e turizmit. Nuk ndodh qe ndonje vend te shenoje nje rritje vjetore turizmi kaq te madhe, sic po ndodh ne Shqiperi", tha Berisha. Madje ai permendi se ne nje dite te vetme, kjo data 5 gusht, ne vend eshte shenuar edhe nje shifer turistesh prej 57 mije personash. Cka sipas kryeministrit ka bere qe hyrjet ne te gjitha pikat e kalimit kufitar te jene te jashtezakonshme dhe qe Aeroporti i Rinasit te dale si aeroporti i trete me rritjen me te madhe ne Evrope per kete vit. "23 per qind, kundrejt 4-6 per qind qe eshte mesatarja vjetore e rritjeve. Ky trend eshte shume premtues dhe e shnderron turizmin ne nje nder deget me kryesore te ekonomise se vendit. Te mos harrojme se ne jemi pothuajse ne fillime. Kemi per te zhvilluar e rindertuar edhe 90 per qind te bregut", vijoi kryeministri. E perballe fluksit ne rritje te turisteve qe vizitojne vendin tone ne kete sezon turistik, kreu i qeverise nuk ngurroi te ndaje edhe detyra per anetaret e kabinetit te tij qeveritar. Ai kerkoi nga ministrat qe i gjithe legjislacioni do te pershtatet me filozofine e re te zhvillimit te turizmit. "Bregu do te ndertohet ne zona rezidenciale dhe resorte turistike. Ne kete menyre realizojme dy qellime madhore. Se pari, kombi drejt detit. Ky eshte shansi historik i yni", theksoi ai.

Plehrat, problemi qe duhet luftuar

Kryeministri Sali Berisha pranoi dje edhe mangesite ende te pafalshme qe ekzistojne kryesisht ne zonat turistike, sic jane plehrat. Madje Berisha tha se ose do te dalim nga kjo psikologji e papranueshme e hedhjes se plehrave kudo ne mjedis, pervecse ne shtepi dhe lokal, ose ne do te demtojme rende nje nga burimet me kryesore te te ardhurave dhe imazhit te vendit. "Po na behen jashtezakonisht problematike. Qeveria ka bere perpjekje te jashtezakonshme per turizmin. Vetem ne rrethin e Vlores jane investuar mbi 600 milion euro, ne infrastrukturen e te gjitha llojeve", theksoi kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›