Vlorë, falsifikonin pasaporta, 2 në pranga
VLORË- Dy persona janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në Vlorë për falsifikime të dokumentave zyrtare dhe pasaportave biometrike në shërbim të personave në kërkim dhe me precedentë penal.
Sipas policisë të arrestuar janë 29-vjecari Alfred Gucaj dhe 49-vjecari Viron Pasha, ndërsa është shpallur në kërkim 48-vjecari Arjanit Ismailaj.
Pas një hetimi disa mujor u arrit të zbulohej e gjithë skema e veprimit të këtyre personave. Mësohet se mbi bazën e porosive nga persona të kërkuar nga drejtësia, të cilët paguanin shuma të konsiderueshme, Gucaj, Pasha e Ismailaj blinin dokumenta nga qytetarë dhe më pas i ndryshonin gjeneralitetet.
(el.me/news24/BalkanWeb)