E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padia, Gjykata e Lartë pushon cështjen ndaj Fatmir Mediut

TIRANË- Gjykata e Lartë ka pushuar cështjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, aktualisht ministër Mjedisi, Fatmir Mediu.

Një ditë më parë kjo gjykatë mori në shqyrtim padinë e një grupi banorësh të Gërdecit, të cilët e akuzojnë ministrin Mediu për plagosje të rëndë nga pakujdesia, në Gërdec më 15 mars ku nga një shpërthim në fabrikën e demontimit të armëve, humbën jetën 26 persona, ndërsa 300 të tjerë u plagosën.

Por sot Gjykata e Lartë vendosi se në akuzën e re të ngritur nga banorët e Gërdecit, nuk ka elemente të veprës penale. Kjo është padia e dytë e këtyre banorëve ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›