E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, firmoset peticioni kundër importit të plehrave

 Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve ka udhëtuar sot drejt Vlorës, ku ka vijuar mbledhja e firmave për referendumin që synon të hedhë poshtë Ligjin për Importin e Mbeturinave.

Qindra qytetarë vlonjatë i janë bashkuar kësaj nisme, duke hedhur firmën kundër importit të plehrave në Shqipëri.

Organizatorë të nismës si Blendi Kajsiu, Kozara Kati, Lavdosh Ferruni, Ardian Klosi e të tjerë u shprehën se me mbështetjen që ka gjetur peticioni, 50 mijë firmat e nevojshme do të mblidhen në fare pak kohë.

Pas mbledhjes së 50 mijë firmave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të vendosë për mbajtjen e referendumit, në të cilin shqiptarët duhet të votojnë, nëse janë apo jo dakord që në Shqipëri të importohen mbeturina për arsye riciklimi. / Anila Peçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›