Vlorë, furtunë shkarkimeshnë këshillin e qarkut
VLORE- Furtunë shkarkimesh në Këshillin e qarkut të Vlorës. Pas largimit të kreut të qarkut Agron Sharra, dje ikën dhe nënkryetari dhe sekretari.
Mbledhja ka vijuar me debate të ashpra ndërsa brenda rendit të ditës është përcaktuar dhe një mocion mosbesimi. Plot 22 këshilltarë kanë firmosur mocionin e mosbesimit ndaj numrit dy të këtij këshilli dhe sekretarit.
Shkarkimi është motivuar me mosfunksionimin e Këshillit të qarkut, ndërsa debatet kanë nisur përpara miratimit të rendit të ditës.
Ndërkohë kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka kërkuar që para se të merreshin me mocionin e mosbesimit , këshilltarët të shqyrtonin ndryshimet në buxhet përpara se ai të kalojë në mbledhjen e kryesisë, por kjo gjë nuk është marrë parasysh nga këshilltarët e djathtë.
(e.n/news24/BalkanWeb)