E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pretdelegacionin kinez:Mbështetje për Kosovën

TIRANë- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama priti sot delegacionin kinez, me në krye anëtarin e byrosë politike të Partisë Komuniste Kineze Liu Janshan, me të cilin diskutoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy partive, në funksion të zgjerimit të marrëdhënieve shumë të mira tradicionale mes vendeve.

Pas Presidentit Topi dhe Kryeministrit Berisha, edhe Kreu i PS Rama i kërkoi delegacionit kinez të shohë me përparësi cështjen e Kosovës, në kontekstin e ri të krijuar nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por dhe në kontekstin e zhvillimeve pozitive rajonale.

Ndërkohë Janshan përgëzoi Ramën për punën në krye të Bashkisë së Tiranës, duke kujtuar cmimin e tij si kryebashkiaku më i mirë në botë në vitin 2004, cmim i merituar pas ndryshimit të madh të ndodhur në Tiranë. Në fund të takimit, Rama mori ftesën për një vizitë zyrtare në nivel të lartë në Kinë, ftesë e cila u pranua me kënaqësi nga lideri socialist.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›