Vlore, gati ambientet per pajisjen me kartat e identitetit
Tashme ne qytetin e Vlores eshte gati e gjithe infrastruktura per procesin e pajisjes me karta identiteti, i cili ende nuk ka filluar ende, pasi pritet nje urdher nga Tirana. Gjithsesi, bashkia e Vlores tashme ka gati ambientin e lene ne dispozicion, ne perputhje edhe me vendimin e KM, ai eshte prane zyrave te Gjendjes Civile ne Vlore. Nenkryetari i bashkise se Vlores Halim Dervishaj, tha se bashkia i ka marre te gjitha masat qe te jete mbeshtetese ne kete proces dhe te mos shkaktohen pengesa. Ai deklaroi se ne total, jane rreth 102 mije votues qe pritet te pajisen me keto karta.