E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, gjenden të qytet një kufomë e dekompozuar

VLORË- Policia ka gjetur sot të dekompozuar kufomën e një 40 vjeçari në lagjen 29 Nëntori të qytetit të Vlorës. Trupi është gjetur rreth orës 08:30 në një vend të braktisur, në brendësi të lagjes, në cepin e një bahçeje, dhe ishte pothuaj i dekompozuar.

Pas një telefonate të ardhur në sallë operative, blutë kanë shkuar në vendngjarje. Ende nuk është bërë identifikimi i viktimës. Mendohet të jetë Dritan Muka, sipas deklarimeve fillestare, por gjithsesi i mbetet ekspertizës mjeko-ligjore të nxjerrë të dhëna mbi personin, pasi ai ishte i paidentifikueshëm, pasi trupi i pajetë ka qëndruar për disa ditë në natyrë.

Pas ekspertizës, policia do të jetë në gjendje të përcaktojë dhe shkakun e vdekjes së tij.
Aktualisht pistat janë të shumta, që nga vdekja aksidentale, vdekje natyrore, ndonjë overdozë, e deri te një vrasje e mundshme. Dyshohet kryesisht për overdozë, pasi vendi ku u gjet trupi i pajetë është zonë e braktisur që shpesh përdoret nga të droguarit.

Trupi është çuar në morgun e spitalit të Vlorës, ndërsa hetohet edhe për raste të denoncimeve të njerëzve të humbur në këto 15-20 ditët e fundit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›