E Diel, 1 Nëntor 2026

Raiffeisen Bank prezanton fondin e investimeve

Raiffeisen Bank ka prezantuar fondin e investimeve Raiffeisen invest, që përfshin investime në bono thesari, obligacine dhe depozita. Kjo është e para shoqëri administruese në Shqipëri e licensuar nga autoriteti i mbikqyrjes financiare për administrimin e fondeve të investimeve. Për drejtorin ekzekutiv të Raiffeisen Bank në Shqipëri Kristian Kanakaris, ky investim ka zero rrisk dhe shumë avantazhe.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, duke ftuar të gjithë shqiptarët të investojnë, u shpreh se deri më tani kjo hallkë i ka munguar tregut financiar shqiptar.
Më 1 shkurt është hedhur për herë të parë në tregun shqiptar dhe është një fond i hapur publik, më shumë fillestar, investimi prej vetëm 5 mijë lekë. Fondi do të shpërndahet nëpërmjet rrjetit të degëve të Raiffeisen Bank në të gjithë Shqipërinë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›