E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, gjendet trupi i pajetë i një 25-vjeçarit

Trupi i pajetë i një 25-vjeçari, është gjetur paraditen e sotme në Orikum të Vlorës. Mësohet se trupi i dekompozuar i të riut është gjetur në vaskat e peshkimit në Tragjasë, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij. Ndërsa policia e Vlorës, informon se rreth qafës së viktimës është gjetur një plastike dhe mendohet se ai mund të jetë vrarë.

Trupi i pajetë është gjetur nga barinjtë e zonës, pasi kafshët e kanë nxjerrë trupin nga gropa ku ishte futur. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë kufoma do t`i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të vërtetuar nëse bëhet fjalë për vdekje aksidentale, vrasje apo vetëvrasje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›