Vrasja e Konomit, Burgaj: Po hetohet në dy pista
Duket se është drejtë zbardhjes vrasja makabre e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi. Të paktën, kështu ka lënë të nënkuptohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj në një deklaratë për shtyp, ku ka pohuar se po hetohet në dy pista, si nga policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe së shpejti do të ketë edhe nje emër.
“Po hetohet në dy pista. Ka vlerësim maksimal nga strukturat e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mendoj që së shpejti mund të kemi ndonjë emër”, u shpreh Burgaj.
Ndërsa duke iu rikthyer luftës kundër krimit, kreu i uniformave blu ka deklaruar arrestimin e 15 shqiptarëve, që ishin të kërkuar në Itali. Kapja e tyre u bë falë një bashkëpunimi me drejtësinë e vendit fqinjë.
“Kurorëzimi me suskes është bërë i mundur në bashkëpunim me autoritetet italaine. Ratifikimi i dy marrëveshjeve, i hapin rrugën këtyre shtetasve shqiptarë, duke krijuar mundësinë e përballjes së tyre me drejtësinë me krimet që akuzohen se kanë kryer në këtë shtet”, theksoi ai.
Disa prej të arrestuarve janë Astrit Salihi, i akuzuar për pjesëmarrje dhe organizata kriminale e finalizuar me kryerjen e krimeve me shkeljen e ligjeve për narkotiketë, Naim Dervishi i akuzuar për lëndë narkotike, Hektor Dumo për trafikim të lëndëve narkotike, Gentian Abdyli, Ilia Beci dhe Lefter Aliu, i dënuar me 12 vjet burg për trafikim të qenieve njerëzore. Arben Lamçja, i dënuar me 14 vjet burg për prostitucion, Ferdinand dhe Genti Dedja, Myrteza Toto, Mikel Çuçaj dhe Altin Liçaj, të dënuar me 14 vjet burg për shkelje të ligjit mbi narkotikët. Po ashtu në kuadër të këtij operacioni është arrestuar edhe Agim Belba, Tarzan Mullai, i cili akuzohet për protitcuion si dhe Yll Ndoja, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe arratijse nga burgu i sigurisë së lartë.