E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë gjyqtarja e sulmuar meacid, 2 herë e shkarkuar nga detyra

Të tjera rreth shkrimit VENDIMI I GJYKATES SE STRASBURGUT VLORE - Gjyqtarja penale e Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës, Mirela Mishgjoni e cila u sulmua paraditen e sotme me acid nga një person ende i paidentifikuar, është shkarkuar dy herë nga detyra.

Më 15 mars të vitit 2002 Këshilli i Lartë i Drejtësisë e shkarkoi gjyqtaren Mishgjoni nën akuzën për “thyerje të rënda të disiplinës”.

Ky vendim u hodh poshtë dy vjet më vonë, në 2004 nga Gjykata Kushtetuese e cila e ktheu sërish në detyrë me argumentin se vendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ishte i papajtueshëm me Kushtetutën.

Katër vite më pas, më 2008-ën Këshilli i Lartë i Drejtësisë nxjerr sërish një vendim ndaj gjyqtares Mirela Mishgjoni duke e shkarkuar për herë të dytë nga detyra nënë akuzën “abuzime me detyrën”.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese (2004) u rishqyrtua në 2008 në KLD për dy ditë me radhë 7-8 shtator dhe më 24 tetor u mor vendimi që të jepet masa disiplinore “shkarkim nga detyra”, bëhet e ditur në vendimin Nr 235, datë 24.10.2008. Anëtarët e KLD-së, kanë votuar në unanimitet për shkarkimin e gjyqtares Mishgjoni. Shkarkimi i saj është bërë pasi, gjatë hetimeve Inspektorati i KLD-së, ka gjetur prova se ajo, ka abuzuar me detyrën.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në atë kohë, Bamir Topi e shkarkoi gjyqtaren, por vendimi u rrëzua sërish. Këtë radhë çështja kaloi deri në Gjykatën e Strasburgut në vitin 2011. Duke rrëzuar vendimin e KLD, Strasburgu e riktheu në detyrë.

Rreth orës 09:00 të paradites së sotme, gjyqtarja penale në Gjykatën e Shkallës së Parë, Mirela Mishgjoni u sulmua me acid teksa dilte nga banesa e saj në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, ku ajo banon. Mishgjoni u sulmua pasi doli nga pallati ndërsa po i drejtohej makinës së saj për të shkuar në punë.

*Foto, pallati ku banon gjyqtarja Mirela Mishgjoni

VENDIMI I GJYKATES SE STRASBURGUT



Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›