“Klani i kromit”, arrestohet Ilirjan Jangulli i kërkuar për vrasje në '10
TIRANE - Operacioni i skuadrës së krimeve të rënda në kryeqytet ka vënë në pranga Ilirjan Jangullin. 33-vjeçari nga Bulqiza prej 2 vitesh ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi në mars të 2010 ishte dënuar me 25 vite burgim për akuzën e kryerjes së dy vrasjeve.
Jangulli u prangos në qendër të kryeqytetit, ndërsa operacioni u organizua nga Drejtoria e Tiranës pas informacioneve të marra në rrugë operative se Jangulli lëvizte i lirë në Tiranë.
Pas vrasjes së dy personave në qytetin e Bulqizës, Jangulli ishte person i cili kryente veprimtari kriminale si grabitje, kanosje dhe gjobvënie. 33-vjeçari së bashku me 8 persona të tjerë akuzohen për vjedhjen e kromit në minierën e Bulqizës dhe dyshohet si autori i disa atentateve me armë në Bulqizë, për shkak të konflikteve mes kompanive për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e kromit.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)