E Shtunë, 31 Tetor 2026

Himarë, përmbaruesit prishin disa ndërtime

Përmbarimi i Vlorës ka prishur disa ndërtime në Himarë, në zbatim të një vendimi për çlirimin e një prone. Aksioni i përmbaruesve është shoqëruar me kundërshtime të ashpra të personave që kishin zaptuar pronën dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Burime nga Zyra e Përmbarimit të Vlorës njoftuan dje se kanë nisur ekzekutimin e vendimeve të gjykatave për çlirimin e një sipërfaqeje toke në pronësi të shtetasit Arkiviadh Pano, një pjesë e së cilës ishte zënë nga shtetasi Andrea Bollano dhe një pjesë tjetër nga shtetasi Foto Bejleri. Përmbaruesit nuk janë shoqëruar dje nga autoritetet vendore.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›