Vlorë, identifikohet 49-vjecari i plagosur nga shpërthimi
VLORË- Policia e Vlorës identifikon të plagosurin e shpërthimit të ndodhur paraditen e sotme në lagjen Pavarësia në Vlorë. Në një komunikatë zyrtare bëhet e ditur se bëhet fjalë për 41-vjecarin Nazmi Alliaj, i njohur si banor i lagjes Kushtrimi në këtë qytet.
Duke i’u referuar sërish të dhënave të policisë Alliaj kishte marrë me qira rreth dy javë më parë banesën ku ndodhi shpërthimi, ku qëndronte i vetëm. Shpërthimi ndodhi me një sasi të konsiderueshme eksplozivi në hyrjen ku banonte 41-vjecari në katin e nënte të një pallati.
Ndërkaq nuk dihet ende lloji i lëndës eksplozive dhe as sasia e saj, ndërsa janë nisur eksperte nga Tirana, për të verifikuar nëse në banesën ku ndodhi ngjarja ka të tjera sasi lëndë eksplozive.
VLORË, SHPËRTHEN BANESA, PLAGOSET 49- VJECARI
Ora12:49 Një banesë shpërtheu sot paradite në katin e 9-të të një pallati, në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Shpërthimi ka shkaktuar plagosjen e një 41-vjecari, i cili jetonte me qera në atë apartament.
Fillimisht u dyshua se mund të kishet shpërthyer një bombol gazi, por nga verifikimi i dëmeve të shkaktuara në apartament dyshohet se mund të ketë shpërthyer një sasi eksplozivi.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë mjekimin e duhur ndërkohë që policia ka nisur punën për identifikimin e tij si dhe zbardhjen e ngjarjes.
(s.g/e.m/BalkanWeb)