E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, në gusht parkimi me para

Nga mesi i muajit gusht ne Tirane do te filloje te zbatohet, parkimi publik me pagese. Autoritetet e bashkise shpjegojne se projekti pilot, fillimisht do te shtrihet ne dy zona te Tiranes, nderkohe qe japin me detaje dhe procedurat qe do te ndjekin, drejtuesit e automjeteve. Ne rast se detyrimet nuk do te paguhen atehere do te kete dhe masa administrative nga gjobat deri ne bllokim te automjetit.

"Qytetaret te cilet do te parkojne mjetin e tyre ne vendin e miratuar si parkim publik me pagese duhet te pajisen me nje bilete qe do te shitet ne pikat e vecanta afer vendparkimeve. Pasi pajiset me bileten qytetari ben shenimet e nevojshme ne muajin diten dhe oren e parkimit e vendos ne pjesen e brendshme te xhamit. Strukturat e bashkise qe merren me kontrollin do te monitorojne situaten dhe do te shohin nese tarifa e parkimit eshte e paguar ose jo. Ne rast se ajo eshte e paguar makina do te qendroje dhe ne rast te kundert, makina do te levizet qe aty duke marr masa administrative te gjobes dhe levizjen me karoatrec", tha Enton Punavia, drejtor i qarkullimit rrugor ne bashki.

Sipas autoriteteve te bashkise, ky projekt do te zbatohet per lehtesimin e qarkullimit ne Tirane, si per ti dhene prioritet kembesoreve.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›