Vlorë, inagurohet Laboratori Lokal i Burimeve Njerëzore
VLORË- Është zhvilluar në qytetin e Vlorës ceremonia e Inaugurimit të Laboratorit Lokal të Burimeve Njerëzore.
Kjo inisiativë e re zhvillimi e mbështetur nga PNUD dhe ART GOLD 2 është një nismë vendore akademike dhe jo akademike që ka si qëllim të kontribuojë në qeverisjen demokratike të Qarkut Vlore, duke forcuar kapacitet e administratorëve të këtij territori në mënyrë që ti përgjigjen axhendës lokale të zhvillimit dhe asaj kombëtare për integrim në Bashkimin Europian.
Një laborator i tillë u inugurua dje në Qarkun e Shkodrës në Universitetin Luigj Gurakuqi. Këto laboratore do të shërbejnë si pikënisje për shkollën Ndërkombëtare të Zhvillimit Njerëzor.
Të pranishëm me këtë inagurim ishin kordinatorja e Agjensive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe Perfaqesuesja e Përhershme e PNUD-it, zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj, si dhe intelektualë e studentë të Vlorës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)