E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Gjiknuri: Kolegji Zgjedhor vendim politik

TIRANË- Partia Socialiste i ka vlerësuar si të papranueshme argumentat ligjore që Kolegji Zgjedhor dha në lidhje me rrëzimin e kërkesë padisë. Ishte deputeti socialist Damian Gjiknuri që paraqiti faktet, që sipas tij tregojnë qartazi se nuk kemi të bëjmë me një vendim të bazuar në ligj, por tërësisht politik, madje në disa pika të paraqitura nga Kolegji qëndrimi është i njëjtë me atë të Partisë Demokratike, tha Gjiknuri.

Ndërkohë, vonesën për paraqitjen e argumentave ligjore nga Kolegji, ai e vlerësoi si të qëllimshme. Në lidhje me fletët e hedhura në kutitë e gabuara dhe për vlerësimin e votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Gjiknuri vlerësoi se Kolegji ka bërë një lajthitje. Sipas tij, asnjë nga nenet e cituara nga Kolegji nuk arsyetojnë këto pretendime në Kushtetutë, duke bërë që Kolegji të shtrembërojë realitetin.

“Në faqen 18 të vendimit i bëhet një referencë nenit 45 të Kushtetutës në lidhje me interpretimin se ky nen na përcaktoka, sic thotë Kolegji në arsyetim, votat dhe detyrimet kushtetuese për vlerësimin e votës, që e detyron KQZ-në, jo vetëm të numërojë por edhe të vlerësojë votat e zgjedhësve. Kjo mund të jetë një lajthitje, me dashje ose pa dashje...Cfarë thotë neni i parë i Kushtetutës, pika e parë: Cdo shtetas që ka mbushur moshën 18 vjec ka të drejtë të votojë. E dyta: Përjashtohen nga e drejta e zgjedhjes shtetasit që janë deklaruar me vendim gjyqësor të formës së prerë, si të paaftë mendërisht. Pika e tretë: Të dënuarit që janë duke vuajtur dënimin me heqje të lirisë kanë vetëm të drejtën për tu zgjedhur. Pika 4: Vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. Tani më gjeni se ku përcaktohet detyrimi i KQZ-së në Kushtetutë për të numëruar cdo votë. Kjo është shumë shqetësuese, se si një arsyetim politik, që e ka përmendur PD kudo gjen vend në arsyetimin e Kolegjit”, sqaroi Gjiknuri.

Por me gjithë këto probleme të dukshme, në emër edhe të forcës së tij politike, Gjiknuri tha se socialistët besojnë ende se Kolegji mund të vendosë drejtësi me padinë e re që do shqyrtohet javën tjetër.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera PD: Vlerësojmë vendimin e Kolegjit Zgjedhor Kolegji zbardh vendimin: Pretendimet e PS, të pabazuara VIDEO: PS, Gjiknuri: Kolegji Zgjedhor vendim politik

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›