Kolegji zbardh vendimin: Pretendimet e PS, të pabazuara
TIRANË- News 24 ka mundur të sigurojë vendimin e zbardhur të Kolegjit Zgjedhor, ku janë dhënë arsyet se pse u rrëzua kërkesë padia e PS, e cila në themel të saj kërkonte shfuqizimin e vendimit të KQZ-së për të numëruar votat e hedhura në kutitë gabim, nga të cilat rezultoi fitues kandidati Basha me 81 vota më shumë.
Bëhet fjalë për një vendim të plotë e të gjatë të hartuar në 19 faqe, i cili është firmosur nga të 5-të gjyqtarët dhe rezulton se pretendimet e ngritura nga PS-ja janë të gjitha të pabazuara në ligj dhe si të tilla duhet të rrëzohen.
Kolegji e ka cilësuar Aktin e miratuar nga KQZ, si dicka të ligjshme dhe korrekte, pasi sic shpjegohet nga Kolegji akti i cilësuar edhe në padinë e PS nuk është normativ, por individual. Kështu që nuk janë të nevojshme 5 vota për miratimin e tij. Akti i KQZ-së sipas Kolegjit nuk shtrihet në të gjithë vendin.
Padia e PS është e natyrës administrative, thuhet më tej në vendimin e zbardhur sot pasdite.
Ndërsa për akuzën tjetër të PS se KQZ ka ndryshuar rregullat e lojës në momentin e fundit, Kolegji shprehet se “KQZ nuk ka normuar rregulla të reja por vetëm ka zgjidhur një situatë të pashfaqur më parë, ku KQZ ka vepruar në mënyrë të plotë me ligjin”.
Mësohet se edhe juristët e PS janë duke analizuar në këto momente vendimin e zbardhur të Kolegjit Zgjedhor.
Kolegji zbardh vendimin
Ora 17:00- Kolegji Zgjedhor ka zbardhur vendimin që rrëzoi kërkesën ankimore të PS e cila kërkonte vlerësimin si të pavlefshëm të vendimit të KQZ-së për numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutinë e gabuar në garën për kryetarin e bashkisë së Tiranës.
Vendimi i është dorëzuar sekretarisë së Kolegjit, ndërkohë përfaqësuesit ligjorë të PS kanë marrë pranë këtij institucioni vendimin e zbardhur .
Vendimi i cili la në fuqi rezultatin e dalë nga KQZ-ja për Tiranën ku u shpall fitues me 81 vota kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha pritej të zbardhej ditën e hënë, por kjo nuk ndodhi.
Partia Socialiste akuzoi Kolegjin se ka shkelur nenin 158/6 që sanksionon se ky institucion është i detyruar ta zbardhë vendimin jo më vonë se tre ditë nga dhënia e tij ndërsa Kolegji e argumentoi shtyrjen e vendimit me ditët e pushimit në fundjavë, pasi vendimi u mor ditën e premte.
Zbardhja e tij u bë katër orë para përfundimit të afatit, që është ora 21:00.
Kolegji pritet të shprehet sërish në 13 qershor për një tjetër kërkesë ankimore të PS. Ku kundërshtohet vendimi i KQZ për tabelatat përmbledhëse të rezultateve për Bashkinë e Tiranës.
(e.m/m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kolegji zbardh vendimin: Pretendimet e PS, të pabazuara