E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Vlerësojmë vendimin e Kolegjit Zgjedhor

TIRANË- Partia Demokratike shprehu sot vlerësime për zbardhjen dhe publikimin e vendimit brenda afatit ligjor nga Kolegji Zgjedhor, dhe për argumentet e arsyetimin ligjor dhe kushtetues që ka parashtruar.

Në një prononcim për mediat, këshilltarja e PD-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku, tha se arsyetimi ligjor që Kolegji Zgjedhor ka parashtruar dëshmon qartë se ky vendim është marrë mbi baza ligjore, dhe jo nën ndikimin e presionit politik.

Duke falenderuar kryeqytetasit për durimin dhe qetësinë që kanë treguar gjatë gjithë procesit, Tabaku theksoi se "ndërkohë që pala tjetër ka ndërmarre një fushatë presionesh politike në përpjekje për të influencuar Kolegjin Zgjedhor, ne shprehemi të bindur se vendimet duhet të merren bazuar ne ligj, dhe të pandikuara nga presioni politik".
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›