E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, kapen 33 kg kanabis, 5 në pranga

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot 33 kg kanabis sativa ndërsa ka arrestuar edhe 5 persona.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar "Mëngjesi" janë arrestuar shtetasit Selam Vitaj 33 vjeç, Ardian Braka 41 vjeç, Agim Shoraj 55 vjeç, Salushe Hoxhaj 25 vjeçe dhe Musa Bedinaj 39 vjeç.
 

Sipas policisë arrestimi i tyre u bë në vendin e quajtur “Ura e Drashovicës” ndërsa mësohet se droga  vinte nga fshati Kote drejt Vlorës.

Policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e 4800 eurove dhe 3 automjeteve që përdoreshin nga të arrestuarit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›