E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulen temperaturat, bie dëbora e parë në vend

Ulja e temperaturave është shoqëruar edhe me reshjet e para të dëborës. Zona e Dibrës, e Gollobordës, vargmalet e Deshadit si dhe zona përreth malit të Korabit është zbardhur nga flokët e dëborës.

Reshjet e dëborës kanë nisur rreth orës 9:00 të mëngjesit të ditës së dielë ndërsa kanë zgjatur për rreth tre orë.

Ndërkohë këto reshje nuk janë shoqëruar me pasoja sa i takon qarkullimit të automjeteve pasi të gjitha akset rrugore rurale si dhe ato nacionale janë plotësisht të lira. Temperaturat në këto zona janë ulur deri në 9 grad celsius ndërsa në majat e maleve dëbora qëndron ende e pashkrirë.

Reshjet e dëborës janë regjistruar në lartësinë 1200 metër mbi nivelin e detit ndërsa në ditët në vijim pritet që temperaturat të vijojnë të ulen sërisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›