Shkodër, grabitet një kazino, në kërkim autori

Një kazino është vjedhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Vasil Shanto", përballë vendit të quajtur sheshi “2 Prilli”, ku një person ende i paidentifikuar ka vjedhur nën kërcënimin e armës një shumë parash në një kazino.
Sipas policisë grabitësi ka hyrë në ambientet e kazinosë në momentin kur punonjësit e saj, po bënin llogaritë e xhiros para ndërimit të turnit.
Autori i cili ka qenë i armatosur ka hyrë i maskuar dhe ka kërcënuar punonjësit duke i marrë me dhunë një shumë parash.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e grabitësit dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.