Janinë, të afërmit e viktimave sulmojnë shqiptarin që i vrau
Shqiptari i akuzuar për vrasjen e çiftit grek të të moshuarve në fshatin Ktizmata në Janinë, në kufi me Shqipërinë, shkoi sot në gjykatën e qytetit, nën masa të rrepta sigurie.
Dhjetëra banorë të fshatit, të afërmit dhe miqtë e të moshuarve kishin shkuar para gjykatës për të pritur ardhjen e njeriut, që akuzohet për vrasjen e çiftit. Të indinjuar, ata e kanë sulmuar shqiptarin, duke çarë madje edhe kordonin e policisë.
30 vjeçari, i cili u arrestua dje në kilometrin e shtatë të rrugës Janinë-Athinë, i pranoi vrasjet e kryera. Ai tha se i kishte goditur në kokë të moshuarit, të cilët u gjetën të vdekur në shtretërit e tyre. Pas vrasjes iu vodhi makinën dhe kreu disa grabitje në fshat nën kërcënimin e dy granatave.
Gjatë rrugës për t’u larguar, bëri një aksident dhe braktisi makinën, e cila u bë shkas për zbulimin e vrasjes së kryer.
Ai ishte arratisur 3 muaj më parë nga burgu i Nafplios, saktësisht më 25 shkurt, ku vuante dënimin për vjedhje dhe bënte grabitje sepse kishte nevojë për para.
(Balkanweb) Lidhje te tjera Greqi, arrestohet një shqiptar. Pranoi se vrau dy të moshuarit grekë