Tiranë, del nga gjendja e rrezikut polici Preng Lleshi, u plagos nga Edmir Koleci
TIRANË- Del nga gjendja kritike për jetën efektivi i policisë rrugore Preng Lleshi, i cili u plagos nga një mjet BMW X6 mbrëmjen e 4 majit në krye të detyrës, ndërsa i vdekur mbeti kolegu i tij Selman Lena.
Burime nga spitali ku është shtruar Lleshi bëjnë me dije se ky i fundit ka dalë nga gjendja e shokut traumatik.
NGJARJA
Sipas policise, Edmir Koleci, në aksin rrugorë Tiranë – Kamëz, në Bulevardin Blu, ka vrarë, duke e aksidentuar me mjetin e tij tip “B.M.W x 6”, me targa EU 097 WL punonjësin e policisë Selman Lena dhe ka tentuar të vrasë punonjësin e policisë Preng Lleshi, të cilët kanë qënë me shërbim në zbatim të detyrave funksionale për ruajtjen e rendit dhe qetësise publike, si dhe parandalimit të ngjarjeve të ndryshme kriminale në një postobllok të ngritur për këtë qëllim.
Koleci pas krimit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Por, është kapur me pas nga forcat e policisë së kryeqytetit, i ndodhur në shoqërinë e shtetasit Shkelzen Sylaj. Ky i fundit e ka përkrahur 37-vjeçarin gjatë largimit dhe fshehjes nga organet e drejtësise, duke përdorur mjetin e tij tip “Benz” me targa TR 5402 N, sipas Policisë së Tiranës.
(m.a/BalkanWeb)