Vlorë, kapet 108 kg marijuanë, 2 në pranga

Arrestim, foto arkiv
Policia e Vlorës ka sekuestruar 108 kg lëndë narkotike në qytetin bregdetar.
Droga e llojit marijuanë është zbuluar gjatë një kontrolli në banesat e dy personave, të cilët janë vënë në pranga.
Policia bën të ditur se janë arrestuar dy vëllezërit, Edlir dhe Androkli Ibrahimaj, përkatësisht 41 dhe 42 vjeç.
Nga kontrolli përreth banesave të këtyre shtetasve janë gjetur edhe rreth 91 fidanë bimë narkotike. /E.L/