E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes punëtori, ra nga pallati ku punonte

Viktimë, foto arkiv

Një punëtor ka rënë nga kati i dytë i një pallatit, ku ishte duke punuar dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në qytetin e Pogradecit rreth orës 12:00, dhe viktima është Kujtim Tomorri, 55 vjeç.

Policia raporton se punëtori ka rënë nga kati i dytë i pallatit që po ndërtohej në lagjen nr. 1 të qytetit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për moszbatim të rregullave të sigurimit teknik.

Policia sqaron se firma e ndërtimit nuk kishte vendosur mbrojtëset e nevojshme, ndërkohë qe hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

/E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›