E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Papunësia 1 milion, mashtrim i Ramës

Sali Berisha

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar demokrat, kryeministri Berisha i cilësoi mashtrim deklaratat e socialistëve për 1 milion të papunë në Shqipëri.

Rama po merr hua nga vitet 90, një statistikë të diktatorit. Përsëri përdoret e njëjta statistikë, statistikë që në Shqipëri ka 1 milion të papunë. Dhe mashtrimi i madh është që thotë se këtë e ka thënë Banka Qendrore.

Në këtë deklaratë ka thjesht një nostalgji për etërit nga bijtë e tyre dhe ka një mashtrim të madh, pasi një deklaratë të tillë nuk është bërë asnjëherë nga banka e shtetit. Banka nuk prodhon statistikat e papunësisë.

Ti lëmë Ramës statistikën e Ramizit dhe të dalim në statisikën reale. Shqipëria ka në total 565 600 pensionistë. I them Ramës se ka 300 mijë fëmijë ( 0 6 vjeç), të cilët ai i llogarit të papunë. Në vend ka 650 mijë nxënës e studentë, në fshat janë 320 mijë ferma. Nëse i llogarisim këto kategori, bëjnë 1mln e 500 mijë pensionistë, fëmijë e studentë, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›