E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, PAD thirrje partive: Propozoni Cekën si kandidat

Neritan Ceka

Neritan Ceka është propozuar sërish si kandidat për president nga Partia Aleanca Demokratike.

Përfaqësues të kësaj partie i kanë bërë thirrje partive politike që të propozojnë Cekën si kandidat për postin e kreut të ri të shtetit, pasi sipas tyre ky propozim do t`i bëjë nder edhe procesit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ndërkohë një tjetër kandidat, i cili është vetëshpallur për postin e kreut të shtetit është edhe ish-kryeministri Fatos Nano.

Në bazë të nenit 87 të Kushtetutës, kandidati për president i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›