E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, kapet 191 kg hashash, në pranga dy të rinj

Policia e Vlorës ka bërë të mundur sekuetrimin e 191 kilogramëve hashash ndërsa ka arrestuar edhe dy poseduesit e saj.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë një operacioni të ndërmarrë në fshatin Gjorm të Vlorës janë arrestuar shtetasit Demir Selamaj 22 vjeç dhe Ritvan Çobaj 19 vjeç.
 

Sipas policisë gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e dy të rinjve janë gjetur 21 thasë dhe 1 bidon i mbushur me lëndë narkotike e llojit kanabis sativa me një peshë të përgjithshme prej 191.6 kg.
 

Nuk dihet ende destinacioni i drogës ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›