Vlorë, kapet me drogë, pranga 24 vjeçarit

Në sajë të operacionit të koduar "Rrethi i Skelës" në Vlorë, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Bilbil Kociaj, 24 vjeç.
Ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi ai është dënuar më 4 vjet e 8 muaj burg, duke e shpallur fajtor për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve", pasi është kapur me 780 kg lëndë narkotike si ajo e llojit "canabis sattiva".
Materialet proceduriale do ti përcillen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.