Gramsh, dy motrat paraplegjike rrezikojnë të mbeten pa shtëpi
GRAMSH- Familja Pëllumbi nga Gramshi, përballet prej vitesh më një problem të rëndë. Ai i kujdesit për dy vajzat paraplegjike që në lindje, njëra prej të cilave është 21-vjece, ndërkohë që tjetra 18-vjece.
Të dy vajzat tregojnë për NEWS24 sa e vështirë është ë përballosh jo vetëm sëmundjen, por edhe vetminë, faktin që nuk mund të dalin dhe të lëvizin, në mungesë të një karroce.
Ato ndihen të vetmuara, shoqëri të vetme kanë njëra-tjetrën dhe anëtarët e tjerë të familjes.
“Jam 21-vjece. që kur kam lindur jam e sëmurë. Ëndrra ime më e madhe është që të eci, të ecja si gjithë të tjerët, kështu nuk të pranon njeri. Nuk shtyhet kështu, unë shoqëri dua. Që të shty ditën dhe të rri me to”,- shprehet e pikëlluar 21-vjecarja e sëmurë.
“Të rrish mbyllur në një shtëpi mërzitesh. Nga ta gjesh shoqërinë, kur rri e mbyllur në një dhomë”,- rrëfen motra tjetër 18-vjecare.
“ Po di të shkruaj dhe ë lexoj, kam mësuar vetë”,- tregon 21-vjecarja.
Por, historia e trishtë e kësaj familjeje, nuk mbaron këtu. Për shkak të mjekimit që vajzat duhet të marrin në mënyrë periodike, kryefamiljari Hasan Pëllumbi, vendosi të largohej nga fshati Sotir, për në qytetin e Gramshit, pasi nuk i përballonte dot shpenzimet e udhëtimit që duhet të bënte.
Arriti të merrte një banesë me kredi përmes entit të banesave, por operacioni dhe kostoja e tij bëri që kryefamiljari të mos përballonte shlyerjen e këstit të kredisë dhe tani familja rrezikon të nxirret nga banesa.
“Në fakt kjo kredi nuk më ka ulur asnjë të ardhur, për shkak se kam në shtëpi dy paraplegjike, pasi me ligj më takon, që jo dy persona të kesh në familje, por edhe 1 që të merret parasysh ulja, dhe mua nuk më është marrë asgjë parasysh. Vetëm me pensionin e invaliditetit të vajzave jetoj. Për këtë arsye jetesa është e papërballueshme, mund të vijë një ditë që mund të na nxjerin nga shtëpia. As vetë nuk di se cfarë mund të bëhet. Ishalla më dëgjon apo më shikon kryeministri apo ndonjë institucion dhe të na ofrojë ndonjë ndihmë”,- shprehet për hallin që e ka zënë kryefamiljari Hasan Pëllumbi, baba i dy vajzave paraplegjike.
“ Thonë që po nuk e paguam do të na nxjerrin. I lutem të na ndihmojnë, të paktin të na falin kredinë. Do i lutesha të gjithëve”,- bën apel me zemër në dorë vajza paraplegjike.
Të ardhurat e vetmë për familjen Pëllumbi, janë ndihma ekonomike që përfitojnë dy vajzat paraplegjike.
Ndërsa ka përballuar për 21 vjet të gjitha vështirësitë e njëpasnjëshme, tani Hasan Pëllumbit i ka mbetur vetëm rruga e apelit për ndihmë dhe shpresa që dikush do ta dëgjoje, qoftë ky një qytetar që do të përkrahë këtë histori, apo ndonjë institucion që duhet ishur përgjigjur prej kohësh.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gramsh, dy motrat paraplegjike rrezikojnë të mbeten pa shtëpi