E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër në pranga për falsifikim parash

Këta shtetas akuzohen se në bashkëpunim me njeri–tjetrin, vendosnin në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara të cilat ishin të prerjeve 1000, 2000 lekëshe si dhe dollar amerikan të prerjes 50-she.

Në pranga ranë shtetasit Emiljan Qose, 21-vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë, me profesion kamarier, Gazmend Vulaj, 21-vjeç, lindur në Malësi të Madhe dhe banues në  Tiranë, Tom Prozhmi, 22-vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë,  si Nikoll Sterkaj, 20-vjeç, lindur në Malësi të Madhe dhe banues në Shkrel Shkodër, me profesion kamerier.

Këta shtetas siguronin shumat e parave nga shtetasit Gazmed Vulaj dhe Tom Prozhni, të cilët realizonin dhe falsifikimin dhe më pas i vendosnin në qarkullim në Tiranë dhe Shkodër nga shtetasit Emiljan Qose dhe Nikoll Strekaj, kundrejt përqindjes së përfitimit. Gjatë ecurisë së hetimit mbi këto shtetas u konkludua se shuma e parave të falsifikuara të hedhura në qarkullim është 500 000 lekësh si dhe 1 000 dollarë.

Në cilësinë e provës materiale ju gjetën dhe sekuestruan 100 copë kartëmonedha të prerjes 2000 lekëshe, 150 copë kartëmonedha të prerjes 1000 lekëshe, 9 copë dollarë amerikan të prerjes 50-she, 3 copë dollarë amerikan të prerjes 100-she, 1 printer i cilësisë së lartë, i cili shërbente për printimin e parave, një laptop, Flash etj, si dhe 7 copë telefona celularë.

Aktualisht vazhdon puna hetimore në drejtim të identifikimit të të tjerë personave të përfshirë në këtë aktivitet të kudraligjshme ndërkohë që materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do  t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Falsifikimit të monedhave”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-27 12:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›