Vlorë, arrestohet i dënuari me rreth 5 vite burg

Në pranga ra shtetasi Bilbil Kociaj, 24-vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu” Vlorë.
Ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi Gjykata Penale e Apelit Vlorë më datë 21.05.2010 e ka dënuar më 4 vjet e 8 muaj burgim, duke e gjetur fajtor për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në kushtet e bashkëpunimit.
Ky shtetas është kapur më datë 27.09.2007 me rreth 78 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Materialet procedurale do ti përcillen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme. /S.Ll/Start/
2011-07-27 12:59