E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, kater plagosje per nje jave

Vlora tronditet nga kater plagosje brenda nje jave. Ndersa dy prej tyre pothuajse jane zbuluar per shkak te motiveve banale per te cilat kane ndodhur, po kaq te tjera mbeten misterioze. Mes tyre eshte plagosja e mjekut neurolog, Kosta Koci, i cili u masakrua me thike nga nje i ri ende i paidentifikuar ndersa dilte nga klinika e tij private. Policia nuk ka ende nje te ndaluar per kete ngjarje, kurse jeta e 65 vjecarit eshte ende ne rrezik. Pak dite me pas, ne zonen e Orikumit, David dhe Oltion Mustaj jane qelluar me mjete te forta. Ndersa ne fshatin Treblove te Vlores ku u plagos dhe 24 vjecari Robet Mahmutaj, ngjarje qe dje eshte pasuar me plagosjen edhe te Olgert Mustafaj. Tre te plagosur u derguan te premten ne spitalin rajonal te Vlores ne gjendje te rende. Ngjarja e pare ka ndodhur ne lokalin e fshatit Radhime, ku sherri mes dy grupeve te te rinjve ka sjelle plagosjen e David dhe Oltion Mustaj, 25 dhe 27 vjec. Policia shpalli ne kerkim si te dyshuar per krimin te rinjte Ermal Shamfi, 24 vjec dhe Aleksander Sinaj, 21 vjec. Kurse perplasja e dy kusherinjve ne fshatin Treblove ka sjelle perleshjen me thika dhe plagosjen e njerit prej tyre Robert Mahmutaj eshte derguar me urgjence ne spital, ku ka marre dhe ndihmen e pare, ndersa Perparim Mahmutaj eshte arrestuar per krimin e plagosjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›