Trafiku i heroines, kerkohet 36 vjet burg
Tirane- Trafiku i droges nga Turqia per ne Shqiperia e me pas ne Itali, rrezikon t'i kushtoje plot 38 vite heqje lirie dy te pandehurve Emiljano Shullazi dhe Ervin Ferhati.
Pas nje procesi disa mujor gjyqesor dhe dy vite proces hetimor, prokuroria beri publike dje, skemen se si funksiononte organizata e trafikut te droges, e drejtuar nga Emiljano Shullazi e Ervin Ferhati. Akuza i beri me dije trupit gjykues, te kryesuar nga gjyqtarja Nertila Kosova linjat e trafikut te lendes narkotike, funksionimin e organizates kriminale, ngarkesat me heroine, te ardhurat e ketij trafiku, si dhe rolin e te pandehurve dhe te bashkepunetore te saj te perfshire ne kete organizate kriminale, tashme te denuar. Pasi ka pershkruar me detaje funksionimin ne teresi te kesaj organizate trafiku, linja e te ciles ishte Turqi-Shqiperi-Itali, prokurorja Doloreza Musabelliu, kerkoi denimin me 18 vjet heqje lirie per secilin prej dy te pandehurve. Ndersa po dje, prokuroria iu ka komunikuar trupi gjykues dhe mbrojtjes se te pandehurve ndryshimin e akuzave ndaj tyre. Keshtu dy te pandehurit jane shpallur fajtor nga prokuroria per veprat penale te "organizimit, drejtimit e financimit te nje organizate kriminale me qellim trafikimin e heroines" "trafikimit te narkotikeve ne bashkepunim, me shume se nje here". Ne konkluzionet perfundimtare, prokuroria ka bere me dije se te pandehurit akuzohen per trafik droge nga Turqia ne Shqiperi me destinacion perfundimtar Italine. Ata dyshohet te jene drejtues, financues te organizates, e cila funksiononte me dy nengrupe te vecanta ne Itali, me korriere kroate dhe kosovare, si dhe nje furnizues turk. Per kete organizate, sipas perfaqesueses se akuzes, policia italiane ka organizuar pergjate viteve 2004 -2005 disa operacione duke sekuestruar sasi te shumta heroine dhe arrestuar 9 bashkepunetore te drejtuesve, dy prej te cileve Emiliano Shullazi i prezantuar ne narkotrafik me emrin Anton Nikolli dhe Ervin Ferhati, i njohur si Ergys Ferhati. Sipas akuzes, dosja hetimore ne ngarkim se te pandehurve, eshte derguar per gjykim ne Gjykaten e Shkalles se Pare per Krime te Renda ne shkurt te ketij viti. Procedimi penal, fillimisht kishte si te pandehur Emiljano Shullazin, Ervin Ferhatin, Erges Ymerajn, Erjon Gogajn, Selfo Driza dhe Lutfi Shabanin, te akuzuar per kryerjen e krimit te "Trafikimit te narkotikeve", ne kuader te organizates kriminale, sipas episodeve te pershkuara ne vendimet e njoftimit te akuzave, organizate e drejtuar nga te pandehurit Emiljano Shullazi, Ervin Ferhati, Erges Ymeraj dhe Landi Baci. Para fillimit te shqyrtimit gjyqesor, gjate kerkesave paraprake, te pandehurit Erges Ymeraj, Erjon Gogaj, Selfo Driza dhe Lutfi Shabani kerkuan qe shqyrtimi gjyqesor ne ngarkim te tyre te zhvillohej me gjykim te shkurtuar. Gjate shqyrtimit gjyqesor ne ngarkim rezultoi se te pandehurit Emiljano Shullazi (ndryshe Anton Nikolli), Ervin Ferhati, si dhe te denuarit Erges Ymeraj, (ndryshe Ilirian Vasili), Selfo Driza (ndryshe Fredi Plaku) dhe Erion Gogaj, ne harkun kohor korrik - dhjetor 2004, ne kuader te organizates kriminale kane trafikuar sasira te konsiderueshme lende narkotike te tipit heroine. Lenda narkotike furnizohej nga Turqia nepermjet furnitorit ende te paidentifikuar mire me emrin "Mehmet" dhe me pas, nepermjet korriereve importohej ne Itali.
Prokuroria, 72 pergjime telefoni ndaj te pandehurve
Trafiku i heroines sipas prokurorise eshte faktuar ne saje te 72 pergjimeve telefonike te bera midis te pandehurve. Nepermjet korriereve te arrestuar nga italianet, Branko Govedarovich, Strago Zagoi dhe kosovarit Nevzdet Haziri, te pandehurit kane trafikuar ne total rreth 150 kilograme heroine dhe perzieres, te ndare ne dergesa me 10 -15 kg. Korrieret, drejtoheshin me telefon nga te pandehurit dhe kryenin dorezimin e heroines, me se shumti me makina me targa kroate, por edhe bicikleta.