Vlore kater raste te reja me virusin A/H1N1
4 persona janë prekur nga virusi AH1N1 në qytetin e Vlorës duke e cuar në 6 numrin e pacientëve pas rishfaqjes së tij. Autoritetet e shëndetësisë konfirmojnë se aktualisht 2 prej pacientëve të prekur vazhdojnë të trajtohen pranë repartit të infektivit në spitalin rajonale.Sipas drejtorit Besnik Elezi pacientët e prekur fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën dhe situata është nën kontroll.
"Problemi i gripit është se qoftë gripi A/H1N1, qoftë gripi stinor kanë ngjashmëri dhe ka vështirësi për të bërë dallimin e tyre dhe për ti vënë emrin në momentin që paraqitet klinikisht grip stinor apo gjendje virale. Konfirmimi bëhet vetëm me analizën laboratorike të laboratorit qëndror që është në Tiranë dhe ndodh që të sëmurët pas trajtimit shërohen dhe shkojnë në shtëpi dhe atëherë jepet konfirmimi që janë me grip A/H1N1", thotë Besnik Elezi, drejtor i Spitalit të Vlorës.
Edhe pse situate është nën kotroll drejtori Elezi bazuar në rastet që paraqiten për analizim e konsideron këtë një situatë epidemie. "Kjo epidemi sipas studimeve, gjendjeve që paraqiten në spitalin tonë, në të gjitha repartet duket që këtë javë është fluksi i rritjes së gripit stinor, apo A/H1N1 sipas konfirmimit që vjen dhe ky kulm mund të vazhdoj dhe javën që vjen", vijoi Elezi. Të prekurit me virusin AH1N1 në spitalin e Vlorës nuk mjekohen vetëm me Tamiflu por me një kompleks medikamentesh, likide dhe antibiotikë.
Festim Llanaj