Berisha Shqiperia progres ekonomik

Kryeministri Berisha foli sot ne mbledhjen e kabinetit per progres ekonomik. Ai tha se Shqipëria eshte ne krye te renditjes per rritjen e ekonomike dhe per terheqjen e investitoreve te huaj. Komentet ai i beri duke iu referuar disa raporteve te organizmave nderkombetare.
"Renditja e Shqipërisë në pozicione më të larta, në fakt në pozicionin e katërt, duke pasur para vetes Cekinë, Estoninë, Sllovakinë, përsa i përket penetrimit më të lartë të sipërmarrjeve të huaja dëshmon, për progresin e jashtëzakonshëm që vendi ka bërë në krijimin e klimës së favorshme për investimet e huaja. Një raport tjetër shumë i rëndësishëm është raporti i komisionit europian, i departamentit të ekonomisë dhe financave për të gjitha vendet e rajonit. Në këtë raport theksohet se në Shqipëri 3-mujorin e tretë të vitit 2010 rritja ekonomike ishte rreth 4.9 për qind. Shqipëria vlerësohet si vendi që u prek apo ndjeu më pak krizën ekonomike financiare europiane dhe botërore", tha Berisha.
Alsat