E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari kreu i PSD Gjinushi ne prokurori

Kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi dha detaje ne prokurorine e Tiranes lidhur me ngjarjet e 21 janarit. I thirrur ne cilesine e personit qe ka dijeni mbi demonstraten ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", Gjinushi tha para gazetareve se policia po fsheh te verteten mbi demonstraten.

"Policia e Tiranës bën punën e vet sepse kërkon të vërtetojë pucin e shtetit me ambrella dhe stilolapsa dhe vazhdon linjën e kryeministrit që ka vrarë 4 qytetarë të pafajshëm, kryeministrit të PD, por jo të shqiptarëve. Dhe policia absolutisht që ka kryer vepra të rënda penale vetë, se është ajo që ka provokuar protestën, ka tejkaluar ligjin vecanërisht në mbyllje të protestës dhe drejtori i përgjithshëm i saj është një ndër personat që po kërkon të fshehë të vërtetën. Pra, dhe kjo përbën një vepër penale dhe që kërkon të vërtetojë një grusht shteti inekzistent", u shpreh Gjinushi. Nderkohe prane organit te akuzes priten te japin deshmite e tyre te tjere deputete te Partise Socialiste.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›