E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Politika po sulmon institucionet. Korrespondenca me Topallin

Pas akuzave në adresë së tij, për neglizhencë institucionale në 21 janar presidenti bamir Topi akuzon politikën për presione ndaj intitucioneve dhe drejtësisë. Kreu i shtetit në të parë konferencë shtypi për 2011, shpreh shqetësimin se partitë po kthehen në pushtet individësh.

"Vazhdon të prodhojë fajtorë dhe të fajësuar, përgjegjës dhe bashkëpërgjegjës, të akuzuar dhe akuzues duke anashkaluar thelbin dhe përgjegjësinë politike dhe duke penguar drejtësinë në të gjitha hallkat e saj që të ndajë të vërtetën nga e pavërteta. Nënshtrimi dhe frikësimi ndaj pushteteve të politikës do të ishte fatale për shtetin e së drejtës dhe demokracinë në Shqipëri. Institucioni i presidentit është institucion mbi të gjithë, është kreu i shtetit. Kurrsesi nuk mund të bëhet pjesë e debateve apo sherrnajave politike. pushteti i partive politike kurrsesi nuk mund të kthehet në pushtet individësh” tha Topi.

Presidenti ka theksuar se komunikimi me kryeministrin prej kohësh është dhe do mbesë vetëm institucional, ndërsa ka zbardhur detaje nga letra qe kryeparlamentarja i ka dërguar për hetimet e 21 janarit.

“Një kërkesë i është bërë presidentit të Republikës, për të ndërhyrë në një institucion tjetër të pavarur. Kam kthyer një përgjigje, në sensin figurativ, do të thoja të kopsitur nga pikëpamja ligjore, që presidenti do të akuzohej nëse do të ndërhynte. Sipas kuadrit kushtetues, presidentit nuk i lejohet të ndërhyjë në asnjë lloj institucioni" tha Topi.

Presidenti ka shigjetuar sërisht kuvendin për kthimin e padrejtë të kandidaturave profesionale për gjyqtarë, duke futur në një impas dhe vakum sistemin e drejtësisë. Pikërisht lënia e këtij sistemi të zbardhë të vërtetën e 21 janarit, ka qenë dhe apeli i fundit i kreut të shtetit për politikën.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 09 shkurt 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›