E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet vendore 150 mije votues per here te pare

Në zgjedhjet e lokale të 8 majit pritet të marrin pjesë rreth 150 mije votues të rinj, që kane mbushur moshën 18 vjec. Për rëndësinë që ka procesi i zgjedhjeve dhe vota, ministria e Arsimit së bashku me KQZ, kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi, e cila do tju mundësojë të rinjëve që nëpërmjet orëve ekstra në shkolla, të mësojnë më shumë rreth këtij procesi, por dhe rëndësisë që kanë institucione të caktuara.

"Një bashkëpunim me shkollat, praktikisht me mësuesit dhe gjimnazistët e vitit të fundit që kanë arritur moshën që të votojnë, por jo vetëm nxënësit që do të votojnë por dhe nxënësit e tjerë për të marr një informacion, njohuri, mbi sistemin e zgjedhjeve, rëndësinë e zgjedhjeve,të institucionit të votës së lirë dhe pastaj për të drejtën e votimit dhe sistemin tonë zgjedhor", tha Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit.

"Presim të jenë rreth 150 mijë në Shqipëri. Pra, nga 3mln e 200 mijë zgjedhës të regjistruar janë rreth 150 mijë prej tyre votues për herë të parë. Jemi fokusuar tek ata, menduam në bashkëpunim me stafin tuaj që ora e arsimit për jetën që zhvillohet në gjimnaze është një moment i mirë ku ata të diskutojnë dhe për temat që kanë të bëjnë me mënyrën e votimit, me zgjedhjet në tërësi", u shpreh Arben Ristani, kryetar i KQZ-së.

Kjo është marrëveshja e parë e bërë mes këtyre dy institucioneve, ndërkohë që rreth një muaj më parë këshilli kombëtar studentor ka firmosur një marrëveshje, me KQZ, përsa i përket studentëve ne komsionet e vëzhguesve.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›