E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo: Lufta kundër korrupsionit, sfidë për qeverinë

"Lufta kundër korrupsionit mbetet sfidë për qeverinë shqiptare, që po mbështetet në këtë drejtim edhe nga një projekt i Komisionit Evropian", theksoi sot ministri i Shtetit, Genc Pollo.
Deklaratat e tij u bënë gjatë takimit të Komitetit Drejtues për zbatimin e projektit të "Luftës kundër korrupsionit", ku ishte i pranishëm edhe ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Evropian, Helmut Lohan.
"Vullneti në luftën kundër korrupsionit ka prodhuar arritje e suksese në katër vitet e fundit dhe kjo është njohur, jo vetëm nga publiku, por dhe nga ndërkombëtarët", tha Pollo.
Sipas tij, "tani kemi filluar një projekt të financuar nga Komisioni Evropian me zbatues Këshillin e Evropës për një veprim në çdo dikaster të shtetit e në çdo fushë të jetës, për të goditur, reduktuar e çrrënjosur praktikat abuzive dhe korruptive".
Projekti i KE-së ka si qëllim parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në sektorin e gjyqësorit, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë etj. Zbatimi i këtij projekti me kohëzgjatje prej 30 muajsh ka filluar në 1 shtator 2009 ndërsa shuma është 2.1 mln Euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›