Vlorë, konflikti tek Vilat qeveritare, gjykata i jep të drejtë banorëve
Të tjera rreth shkrimit FOTOGALERI/ Si nisi konflikti Vlorë, përplasje mes pronarëve të truallit dhe Gardës
VLORE - Gjykata e Apelit në Vlorë nuk i njofton për zhvillimin e seancave në konfliktin me drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, por pronarët e truallit e fitojnë betejën me drejtësinë në Gjykatën e Lartë, ndërsa vendimi i Kolegjit Civil nxjer në pah shkeljet ligjore të bëra nga gjykatat e Vlorës.
Ky vendim në favor të banorëve është dhënë nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/C të Kodit të Procedurës Civile, duke vendosur “ Prishjen e vendimit nr.138, datë 23.04.2008 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e akteve për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues. Ky vendim është marrë më 21 Mars të këtij viti, por është zbardhur vetëm pak ditë më parë nga gjykata e lartë.
Konflikti midis banorëve dhe drejtorisë së shërbimeve qeveritare lindi dy vite më parë, ku asokohe shumë prej banorëve u dhunuan nga Garda e Republikës dhe pse ruanin pronen e tyre të kthyer në mënyrë të ligjshme nga agjensia e kthimit dhe kompensimit të pronave në vitin 1994.
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë nxjerr në pah një standart të shkelur të drejtësisë ku gjykimi është bërë në mungesë të palës së pronarëve, duke mos i dhënë atyre mundësinë të njihen me procesin port ë humbin kështu dhe të drejtën e ankimit.
Është pikërisht vendimi i datës 23 prill i vitit 2008 dhënë nga gjykata e Apelit të Vlorës në mungesë të pronarëve, duke i hequr dhe të drejtën e ankimimit dhe duke i dhënë formë të prerë vendimi se prona i takon shtetit dhe drejtorisë së shërbimeve qeveritare.
Tashmë vendimi që i jep të drejtë banorëve është në fuqi dhe pritet që ribërja e gjykimit brënda kuadrit ligjor pa shkelje, dhe në respekt të qytetarit dhe ligjeve të nxjer në pah një të drejtë të munguar që prej afro 70 viteve për pronarët legjitim.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)