E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, bllokohen 70 kg hashash, shpallen në kërkim 3 persona

GJIROKASTER- Të paktën 70 kg hashash u bllokuan në mesnatë, ndërsa tre transportues nga Tepelena u shpallën në kërkim, njoftoi sot policia e Gjirokastrës në jug të vendit.

"Lënda narkotike u bllokua në fshatin Hormovë, rreth 20 km larg Tepelenës", thuhet në komunikatën e policisë, sipas të cilës, lënda narkotike, e paketuar në formë cilindrike, ishte ndarë në 3 çanta me pesha të ndryshme.

Lënda narkotike kishte origjinë nga Lazarati dhe destinacion final Italinë. Policia beri te ditur se aktualisht aksioni për ndalimin e transportuesi vazhdon.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›