Sequi: Sështë vonë për plotësimin e KQZ-së, varet çertifikimi i zgjedhjeve
Tiranë- Në prang të zgjedhjeve të 23 qershorit, ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi, ka bërë edhe një herë apel për të zgjidhur situatën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Deklaratë e tij erdhi gjatë një vizite në këtë institucion, ku ka dhënë dhe ai mendimet e veta në emër të BE-së, sa i përket procesit zgjedhor të së dielës. Ambasadori ka thënë se nuk është ende vonë për plotësimin e anëtarëve, ndersa u shpreh se kjo do të sillte rritjen e besimit nga qytetarët tek procesi zgjedhor. Sipas tij mungesa e anëtarëve sjell dhe mosçertifikimin e zgjedhjeve.
Sa i përket përbërjes së KQZ, ka vetëm 4 anëtarë kur duhet të kishte 6. Por siç e dini ka disa vendime që duhet të merren me 6 vota dhe jo 4, me shumicë të cilësuar. Kështu që ajo ne presim ne është që KQZ-në ta bëjnë plotësisht operacionale. Siç tha Fyle dhe Ashton duhet një zgjidhje e pranueshme për të gjithë, për medimin tim nuk është kurrë tepër vonë. Nuk është asnjëherë vonë për të siguruar që KQZ-ja është tërësisht e formuar. Kjo natyrisht është e lidhur me besimin që kanë zgjedhësit në proces. Këtu përfshihet roli i udhëheqësve që duhet të sigurojnë dy gjera: Së pari që shqiptarët të kenë besim tek procesi dhe ta pranojnë rezultatin dhe të kenë repsekt për të. Reeker ka thënë diçka që unë jam në të njëjtën mendim, ne jemi në dakortësi më SHBA-të për procesin zgjedhor. Kjo do të thotë që presim të ketë pjesmarrje të lartë në votime. Nga zgjedhësit në përgjithasi dhe ata që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje,- tha ai.
Më tej Sequi i ka cilësuar jashtëzokonisht të rëndësishme këto zgjedhje, duke thënë se aty varet dhe integrimi në BE. Ambasadori deklaroi se do të dalë dhe vetë për të monitoruar procesin e votimit dhe të numërimit.
Këto zgjdhje janë të rëndsishme për disa arsye. Së pari duke cituar dhe komionerin Fyle dhe baroneshën Ashton, zgjedhjet janë të rëndësishme për funksionimin e duhur dhe për të pasur institucione demokratike. Ata i kanë përkufizuari si një test kyç apo kritik. Është me rëndësi ecuria drejt BE-së. Dhe është një gjë që është përsëritur nga ne, Brukseli, Uashingtoni, nga ne sëbashku. Kemi theksuar dhe një çështje tjetër që është e qartë për të gjithë. Që një vend që aspirton të bëhet pjesë e BE-së, duhet të ketë zgjedhje me standarde evropiane dhe ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse e monitorojmë procesin zgjedhor. Monitorimin e bëjmë në disa mënyra. Kemi realizuar fonde që të ketë 32 vëzhgues afatshkurtër të ODIHR-it. Edhe shtetet anëtare po kontibujonë si dhe partnerët e tjerë. Edhe ne si unë dhe kolegët e mi do dalim të vëzhgojmë dy propcese njëkohësisht. Do vëzhgojmë procesin e votimit, si edhe procesin e numrimit sepse jemi të interesuar të vëzhgojmë procesin e numërimit,- vijoi ai.
Edhe tre ditë na ndajnë nga zgjedhjet dhe KQZ-ja ëprbëhet nga katër anëtarë, pasi anëtarët e opozitës u larguan, pas shkarkmit që ju bë anëtarit të LSI-së. PS-ja kërkon rikthimin e KQZ-së në gjendjen fillestare, por PD-ja shprehet se është e gatshme të votojë emra të rinj ose të rikthehen të larguarit, duke qënë kundër rikonstruktimit të KQZ-së.