E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore kryebashkiaku e prefekti falenderojne popullin per 28 Nentorin

Të zgjedhurit vendorë të Vlorës zgjodhën të njëjtën ditë për të folur mbi madhështinë e 28 Nëntorit. Kreu i Bashkisë dhe Prefekti falenderuan pjesëmarrësit festën e 100 vjetorit të Pavarësisë.

Por kryetari i bashkisë Shpëtim Gjika nuk harroi të jetë edhe opozitar.

“Dikush u përpoq që ta sfumonte këtë datë, të zvogëlonte dimensionet e 28 Nëntorit dhe të vetë Qytetit të Flamurit. Për më shumë se një vit, u sajuan e u servirën ngjarje e dokumente, u përdorën firma e historianë të dyshimtë.
Dhe të gjitha këto, me një objektiv të vetëm: të eklipsonin Vlorën dhe historinë, të hidhnin baltë mbi vetë 28 Nëntorin, mbi ata që e bënë atë, që risollën në piedestalin e kuq të lavdisë, Flamurin e kuq të Skënderbeut. Vlora ka qenë dhe mbetet kryeqyteti i Pavarësisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Historia flet vetëm një herë” u shpreh Gjika.

Prefekti i Vlores Edurat Velçani u ndal te siguria dhe mungesa e incidenteve në festë.
Në Vlorë morën pjesë 1 milion shqiptarë të të gjitha trojeve. Gjatë dy ditë festimeve nuk u regjistrua asnjë incident. Flamuri që u ngrit nga presidenti Bujar Nishani në ceremoninë e 28 nëntorit në sheshin e flamurit do të ekspozohet në Muzeun e Pavarësisë, për t’ju ngelur brezave që vijnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›